Një 24-vjeçar nga Durrësi është arrestuar për trafikim narkotikësh,
ndërsa droga e gjetur në automjetin e tij është sekuestruar nga
shërbimet e antidrogës dhe policisë kufitare në port.
Burime te policise se Durresit bene te ditur se naten e kaluar eshte sekuestruar nje sasi prej 20 kilogramesh kanabis sativa, e cila u gjet gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin tip BMë qe drejtohej nga shtetasi Erjon Leka, 24 vjeç nga qyteti i Durresit. Ai po behej gati te hipte në target.
Ndersa dje policia e Vlores kapi plot 800 kilogram hashash qe po tentohej te transportohej ne Itali. Policia konstatoi ne vendin e quajtur Cekodhima ne fshatin Radhime nje mjet furgon e me pas nje mjet lundrues ne det qe u largua menjehere sapo policia eshte afruar. Ndaj mjetit ka nisur ndjekja ne det, ndersa nga kontrolli furgonit ne toke rezultoi se ishin 800 kilogram hashash qe do te transportoheshin per ne Itali.
Top Channel