Tiranë, gjyqtari i cështjes Gjika

15/01/2014 00:00

Shorti elektronik i hedhur në Gjykatën e Tiranës ka përzgjedhur Arben Mickon gjyqtarin që do të drejtojë procesin penal ndaj Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, dosja ndaj Shpëtim Gjikës do të rifillojë në Gjykatën e Tiranës, pasi më parë procesi kishte filluar në Gjykatën e Vlorës.

Por me kërkesë të prokurorisë së këtij qyteti, Gjykata e Lartë ka vendosur që gjykimi të zhvillohet në Tiranë për të shmangur ndikimet e mundshme që mund të kishte procesi në Gjykatën e Vlorës, duke patur parasysh faktin se Gjika prej më shumë se 10 vitesh drejton bashkinë e qytetit bregdetar.

Tanimë pritet që gjyqtari Arben Micko të caktojë e fillimin e procesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA