Mjegulla e dendur që ka zaptuar Korçën prej thuajse tre javësh, por edhe
përdorimi në masë i ngrohjes me dru zjarri për shkak të dimrit të
ashpër që karakterizon rajonin juglindor këtë herë ka shkaktuar jo pak
probleme shëndetësore tek qytetarët.

Pertej veshtiresise se pare qe eshte ajo e veshtrimit dhe lodhjes qe sjell direkt ky fenomen atmosferik si pasoje e dendesise se madhe per ta kjo eshte pasuar edhe me probleme shendetesore. Nje prej grupeve me te ndjeshme ndaj mjegulles se dendur por edhe elementeve te cliruar si pasoje e djegies se druve te zjarrit mbetet ai i personave te cilet vuajne nga semundjet e ndryshme te mushkerive.

Sipas te dhenave prej dy javesh numri i qytetareve te cilet kerkojne ndihmen e mjekeve pneumologe eshte rritur ndjeshem. Te pakten 20 persona ne dite, kryesisht te moshuar, u drejtohen mjekeve pneumologe.

Top Channel