Krujë, arrestohet i kërkuari për vrasje në Itali
15/01/2014 00:00
Arrestohet në Krujë një shumë i kërkuar nga drejtësia italiane për
vrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 32-vjeçari
Artan Bibaj, i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali.
Sipas policisë së Krujës, 32-vjeçari Bibaj në tetor 2012 ka vrarë dy vëllezërit Kola në Firenze të Italisë.
Mësohet se 32-vjeçari nga Thumana e Krujës ishte në kërkim që nga nëntori i vitit 2012, pasi akuzohej për vrasje, vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.
Top Channel