Burimet e ujit të pijshëm sipërfaqësore apo nëntokësore do te monitorohen persa i perket  ndotjes nga lende kimike.

Specialiste te Institutit te Shendetiti Publik dekarojne se do te kryehet nje studim lidhur me identifikimin e interferenteve endokrine ne sistemet hidrike te vendit, i cili do te kryhet edhe në rajonin e Puglias ne Itali.

“Janë lëndë kimike, të cilat mund të gjenden edhe në ujërat që përdorin njerëzit për të pirë, por kryesisht në ujërat sipërfaqësore, si per shembull në Boville. Do të hulumtojmë edhe në ujërat nëntokësore”, tha Arben Luzati, shef i Departamentit të Ndotjes në ISHP.

Jane gjithsej 6 pika qe do te monitorohen ne vendin tone. Ne Shqiperine e Mesme do te monitorohet Bovilla ne Tirane dhe Maskurija ne Kavaje, ne jug burimet ne Sarande dhe Vlore ndersa ne veri te vendit do te monitorohet Shkodra dhe Rresheni. Prania e ketyre lendeve kimike ne ujin e pijshem shkakton probleme ne zhvillimin dhe mirerritjen e femijeve.

“Eshtë një traditë kudo në botë nje kontroll i tille. Këto lëndë kimike pengojnë zhvillimin, mirërritjen e njeriut dhe ndërhyn edhe në gjendrën e tiroides. Ne shpresojmë që këto lëndë të mos i gjejmë në ujërat tona, por do te japim nje konkluzion pasi të bëjmë hulumtimin”, theksoi Luzati.

Lidhur me situaten e ujit ne vendin tone Luzati deklaron se vetem ne Delvine uji ka rezultuar me ndotje te hidrokarbureve dhe per momentin eshte i ndaluar konsumi i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA