Prokurori i Apelit: Problem jo ndryshimi i masës, por dënimet e buta

14/01/2014 00:00

Në kohën kur organi i akuzës nuk i di ende argumentet mbi të cilat
gjykata zbuti masat e sigurimit në arrest shtepiak apo detyrim
paraqitje, qe nga ish-prokurori Pellumb Prenci, gjyqtarit Shtjefen
Lleshi deri tek kryebashkiaku Xhelal Mziu, per kryeprokurorin e Apelit
Shkelqim Hajdari, problemet me drejtesine nuk nisin ne kete pike.

Gjate nje interviste per Top Channel kreu i Prokurorise se Apelit thekson se gjyqësori duhet bërë përgjegjës per masat e buta te denimeve qe jep per per veprat penale ne fushen e korrupsionit dhe te krimit te organizuar.

“Kemi dy gjykata, njëra ka dhënë arrest me burg, njëra detyrim për paraqitje.Politikën e dënimit dhe ashpërsimin e dënimit dhe për rrjedhojë dështimin për mosgoditjen fort të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk e ka prokuroria. Gjyqësori është ai që dënon, jo prokurori. Prokurori kërkon dhe gjyqësori dënon. Sistemi gjyqësor është i organizuar në atë formë, që më në fund ne nuk duhet të fshihemi, ashtu sikundër do të marrë përgjegjësi prokuroria për çështje penale që prokurori jep pafajësi, ose për cështje penale që ne i pushojmë pa të drejtë, ashtu duhettë mbajë përgjegjësi gjyqësori për çështjet penale që duhen dënuar fort dhe ashpër dhe dënohen butë. Ne kemi raste, dhe ju e dini shumë mirë, që individë gjatë këtyre viteve për vepra penale në fushën e korrupsionit dënohen po aq sa dënohet një njeri që ka vjedhur një celular. E ripersëris me kompetencë, nuk është në asnjë mënyrë faji i prokurorisë për këtë gjendje që ka pandëshkueshmëria në Shqipëri”, tha Hajdari.
 
Por ndersa instrumenti i vetem reagues per prokurorine eshte vetem apelimi dhe rekursi, kryeprokurori i Apelit shprehet se ndryshimet ne Kod dhe ne kodin e procedures duhen ripare si e vetmja zgjidhje.

“Politika duhet të bëhet e përgjegjshme që kur të bëhen ndryshimet duhet të fusin në lojë profesionistët, në mënyrë që ato ndryshime që t’i bëjmë t’i përshtaten kohës, jo të bëjnë ndryshime sa për të kaluar rradhën. Një njeri për dorezë boksi, për një copë hekur që mund ta ketë stërvitje e dënojme deri 8 vjet burg. Ai mund ta ketë për të bërë sport atë. Ndërkohë që me të drejtë kemi ashpërsuar në Kod Penal dënime që kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarëve të lartë, dhunës në familje etj. Pra edhe ato ndryshime që u bënë në Kod Penal, që në pjesën më të madhe ishin normale, ka edhe aty ndryshime që janë bërë totalisht gabim”, theksoi prokurori i Apelit.

Pervec çeshtjeve te korrupsionit, prokurori Hajdari shikon me shqetesim edhe veprat penale ne fushen e droges

“Sipas statastikave, ju garantoj që gjysma e të dënuarve për drogë janë viktima të trafikut të drogës, janë njerëz të cilët nuk marrin zgjidhje duke u dënuar me afate të gjata burgimi. Janë kapur me dy gramë kokainë, 5 gramë hashash. Gjysmën e tyre kështu i keni”, tha Hajdari.
 

Top Channel