Panariti: Gati për rreshjet e shiut

14/01/2014 00:00

Gjatë një takimi me specialistë të bujqësisë në Qarkun e Shkodrës, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka kërkuar një bashkëpunim mes Drejtorisë së Bujqësisë, bordit të kullimit dhe fermerëve për mbatjen sipas standarteve të kanaleve kulluese dhe hidrovoreve.

Kërkesa e ministrit erdhi në bazë të parashikimeve se do të ketë rreshje të denduara shiu, me qëllim përballimin e ndonjë situate përmbytje që mund të krijohet.

Në të njënjtën kohë, ministri Panariti vlerësoi prodhimet blegtorale në zonen e nënShkodrës si prodhime konkurruese në rajon.

Më pas, Ministri i Bujqësisë vizitoi një kompleks të rritjes së lopeve në fshatin Zus të Shkodres.

Ministri vlerësoi investimin e bëre, ku u shpreh se prodhime të tilla cilësore duhet t’i kthejmë në prodhime konkurruese në tregjet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA