Mungesa e shiut, niveli i Fierzës vazhdon të bjerë

14/01/2014 00:00

Niveli i ujrave të liqenit të Fierzës po bie me ritme të shpejta. Shkak për këtë është mungesa e reshjeve të shiut, ndonëse prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentral vazhdon pa ndërprerje.

Burime nga salla e komandës në Fierzë thonë se prurjet e ujit të dy lumenjve Drin dhe përrenjve të tjerë që derdhen në liqenin e Fierzës janë mjaft të ulta.

Por, sipas specialistëve, duke qenë se jemi në periudhë dimri dhe pritet që reshjet të nisin mund të kemi përmirësim të situatës.

Liqeni i Fierzës, i cili shërben si rregullator i ujrave edhe për 2 hidrocentralet e tjerë të mëdhenj mbi kaskadën e Drinit, atë të Komanit dhe Vaut të Dejës, në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2,7 miliard metër kub ujë në nivelin e 296 metrave mbi nivelin e detit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta