Gjykata Administrative në Kushtetuese

07/01/2014 00:00

Për 1600 çështje, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë është në proces të shpalljes së moskompetences, duke ndërprere kështu shqyrtimin për t’ia kaluar Gjykatës Administrative.

Këto vendime bazohen ne nje vendim unifikues te Gjykates se Larte, e cila shprehet se Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit.

Por, ndërsa të gjithë gjyqtarët në të gjithë vendin hoqën dorë nga çështjet administrative, menjëherë pas ketij vendimi unifikues, një gjyqtar në Vlore këmbëngul se kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë gabuar në këtë vendim, duke krijuar efektin e ekuivalent të një gjykate të jashtezakonshme me shuarjen e kompetencës dhe spostimin e një çështje nën gjykim te një gjykate tjetër.

Gjyqtari Florian Kalaja i është drejtuar në këtë mënyrë Gjykatës Kushtetuese, pasi ka pezulluar gjykimin e padisë së Theodhori Bejos, i cili kërkonte anulimin e një akti administrativ për pagimin e pensionit.

Duke iu referuar vendimit unfikues që kundërshtohet, gjyqtari Kalaja mendon se ai është ekses i veprimtarisë së Kolegjeve të Bashkuara mbi domenin ekskluziv të pushtetit ligjvënës, fq 18.

Për Gjykatën e Vlorës, në këtë rast është shkelur po ashtu kushtetuta për zhvillimin e një procesi të rregullt dhe ligjor.

“Elementi që është cënuar drejtpërdrejtë në këtë rast, – thotë gjyqtari, – është prekja e drejtperdrejte nga kjo vendimarrje e gjykates së caktuar me ligj, që do të thotë në rastin konkret, gjyqtari natyral i çështjes është caktuar sipas ligjit të kohës në momentet kur është depozituar kërkesë padia”.

Gjyqtari pyet nëse mund ta bëjë ligji këtë gjë, e më pas kur ligji nuk e bën, a mund ta beje Gjykata e Larte me Kolegjet e Bashkuara me vendim unifikues?

Për sa më sipër, gjyqtari vlerëson: “Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues numer 3 dt 6 Dhjetor, duke keqzbatuar ligjin procedurial në kohë dhe duke keqinterpretuar momentin juridik ku percaktohet dhe konstituohet gjykata e caktuar me ligj dhe gjyqtari natyral i çështjes, kanë shkelur nenin 42 te Kushtetutes dhe nenin 6 te KEDNJ”.

Për gjyqtarin e Vlorës, gjykatat caktohen dhe krijohen me ligj: “Nuk ndodh ashtu si artikulojne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, dmth te kunderten e normes kushtetuese se gjykatat dhe gjyqtari natyral c’krijohen me ligj”.

Gjyqtari i Vlorës kerkon shfuqizimin si antikushtetues per nenet 70 fraksion 1,3,4 dhe nenit 70 fraksion  a te ligjit per Gjykatën Administrative, sipas interpretimit te bere nga Kolegjet e Bashkuara ne vendimin unifikues edhe sipas argumenteve te cenimit te te pavaresise se gjyqtareve ne vend.

Sipas tij, me kete vendim unifikues eshte krijuar precedenti i spostimit te gjykates se meparshme, siç jane menyrat e jashtezakonshme te transferimit te kompetences.

Një unfikim i tillle thuhet ne kerkesen e drejtuar Gjykates Kushtetuese nga njera ane e ndryshon ligjin dhe vullnetin e legjislacionit, e nga ana tjeter nderhyn ne kundershtim me kushtetuten ne veprimtarine e gjykatave te te gjitha shkalleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA