Britania punon për zgjidhjen e re

04/01/2014 00:00

Londra është duke punuar mbi një draft të ri rezolute në OKB, mbi çështjen e Sirisë, në prag të përkeqësimit të situatës humanitare.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë “Foreing Office”, apo zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të Mbretërisë së Bashkuar. Teksti i rezolutës duhet të prezantohet brenda kësaj jave.

Në orët e fundit, kreu i diplomacisë angleze, William Hague, ka dënuar “situatën tërësisht të papranueshme në Homs”, si dhe në disa qytete të tjera, që ndodhen nën kontrollin e forcave të regjimit të Bashar al-Assad.

Vjedhin unazën 450 mijë euroshe, kapen
Katër të arrestuar në Paris, kishin vjedhur në Monaco

Policia franceze ka ndaluar 4 persona në Paris. Sipas hetimeve, dyshohen të jenë autorë të vjedhjes së një unaze prej 450 mijë euroshe, ngjarje e ndodhur të mërkurën e kaluar në një argjendari të Monakos.

4 personat, me origjinë kineze, janë befasuar nga punonjësit e këndit Tiffani, të Galerive Lafayette, teksa kërkonin të hiqnin qafe dy bizhuteritë e rreme, duke i zëvendësuar në mjediset e ekspozimit duke vjedhur origjinalet.

Ukrainë, Ashton viziton Kievin të martën
Vijojnë ndërmjetësimet për t’i dhënë fund krizës

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Catherine Ashton, do të ndalojë të martën në Ukrainë, në përpjekje të një tjetër tentative për t’i dhënë fund krizës politike atje.

Ashton, sipas referimit të zëdhënëses së saj, Maja Kocijancic, do të takohet me përfaqësues të opozitës, por edhe me autoritetet më të larta të Ukrainës, ndërkohë që diskutimet mund të vazhdojnë edhe përtej kësaj dite, duke përfshirë edhe të mërkurën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta