Fushë-Krujë, përplasen dy mjete
03/01/2014 00:00
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç, në afërsi të fshatit Luz.
Sipas burimeve nga policia, një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të dy po udhëtonin me motoçikletë.
Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të ketij aksidenti u bllokua për rreth një orë rruga dhe policia ka devijuar qarkullimin në një rrugë dytësore.
Top Channel