
Shpenzimet për kërkimet bio-mjekësore në Shtetet e Bashkuara kanë
shënuar rënie dhe tani perfaqesojne me pak se gjysmen e fondeve globale
të injektuara në këtë fushë, ndërkohë që Japonia dhe Kina kanë rritur
ndjeshëm investimet gjatë pesë viteve të fundit.
‘New England Journal of Medicine’ thote megjithate se te dy keto vende ende nuk shpenzojnë as gjysmën e fondeve te dhena nga Shtetet e Bashkuara.
Në 2007-ten, Amerika financonte 51% të kërkimeve botërore në bio-mjekësi, por gjysme dekade pas kesaj, shpenzimet ishin tkurrur ne nivelin 45%.
Analistët thonë se rënia është kryesisht rezultat i reduktimit të investimeve të industrisë private, megjithëse edhe institucione qeveritare si Institutet Kombëtare të Shëndetit kane pare t`i rrudhen burimet financiare. Studimi thekson se vërehet një zhvendosje drejt Azisë për kërkimet bio-mjekësore, përfshirë provat klinike për ilaçe të reja, pasoje sic duket e kostos më të ulët të krahut të punës dhe rregulloreve më të buta qeveritare.
Autoret e studimit mendojen se roli tradicional drejtues i Shteteve te Bashkuara ne kerkime dhe zhvillimin e kesaj fushe ka pasur nje rendesie jetike per shendetin ekonomik afatgjate te vendit, perfshire ketu dhe krijimin e vendeve te reja te punes. Ata i bene thirrje krereve qeveritare te sigurojne me shume fonde per kerkimet bio-mjekesore e te shtojne stimujt per kompanite private qe te investojne me shume ne kete drejtim.
Top Channel