Autobombë në Bejrut, 5 të vdekur

02/01/2014 00:00

5 persona raportohet të kenë vdekur dhe 20 të tjerë të jenë plagosur si pasojë e një atentati në periferi të Bejrutit.

Bilanci i deritanishëm është provizor, pasi mendohet që të ketë edhe të tjerë persona të plagosur. Ngjarja është konfirmuar nga autoritetet vendase. Akti është kryer në një prej fortesave të hezbollahëve libanezë në jug të kryeqytetit.

Muajt e fundit Bejruti ka qenë skenar i një seri atentatesh.

Top Channel