Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, lëshoi kërcënimin e radhës për një “katastrofë bërthamore” në gadishullin korean, gjatë mesazhit drejtuar popullit, të mërkurën.
“Rrethana të rrezikshme po shpalosen, të cilat mund të shndërrojnë një përplasje të vogël ushtarake, në një luftë gjithëpërfshirëse. Nëse shpërthen lufta në këtë tokë do të sjellë një katastrofë të tmerrshme bërthamore. Madje, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të sigurt”, tha Kim Jong-un.
Kim Jong-un bëri thirrje për marrëdhënie më të mira me Korenë e Jugut.
“Është koha t’i japim fund abuzimit dhe shpifjeve, sepse shërbejnë vetëm për të dëmtuar dhe gjithçka që frenon pajtimin dhe bashkimin nuk duhet të ndodhë më”, shtoi më tej Jong-un.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut foli edhe për “eliminimin e fraksionit të ndyrë”, duke iu referuar për herë të parë ekzekutimit të ungjit të tij, Chang Song-thaek, më 13 Dhjetor, i cili u akuzua për “akte tradhëtie”. Kim Jong-un tha se eliminimi ka fuqizuar vendin 100 herë.
Top Channel