Edhe Letonia futet në Eurozonë

01/01/2014 00:00

Letonia i bashkohet Eurozonës. Në mesnatë, vendi me 2 milionë banorë u
bë anëtari i 18-të i bllokut, një hap për t’i shpëtuar hijës së fqinjit
të saj, Rusisë, një dekadë pasi iu bashkua Bashkimit Europian dhe
NATO-s.

Kryeministri i perkohshem Vladis Dombrovskis, qe drejtoi vendin në krizën më të keqe ekonomike prej kohës, kur iu shkëput ish-Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90 tha se adoptimi i euros është një mundësi por jo një garanci për mirëqënie.

“2014 eshte në të vërtete një vit historik për Letonine, ndersa marrim hapin tjeter të rendesishem për zhvillimin tonë; të behemi anëtari i 18-të i Eurozonës. Është një rrugë që nisi 10 vjet me parë kur iu bashkuam i BE-së”, thotë kryeministri.

Ceremonia u zhvillua aty ku nisi kriza e Letonisë, në selinë e dikurshme të Bankës Parex, që falimentoi, ndërsa tani është qendra e bankës shteterore Citatele, e ngritur ne gërmadhat e Pareksit.

Disa letoneze kane shprehur skepitcizem për këtë levizje, në kohën e vështiresive të medha financiare per Europe, por nga ana tjeter edhe deshperimi per te hequr dore nga lati, monedha e vendit, nje simbol i rendesishem i pavaresise se tyre nga ish-Bashkimi Sovjetik ne vitet ‘90. Politikbërësit europianë kanë përmendur disa here shtetin baltik si një shembull per te thene se “masat shtrenguese mund te funksionojne”. Megjithate ka disa shqetesime. Banka Qendrore Europiane ka paralajmeruar Letonine se niveli i larte i depozitave te huaja, kryesisht atyre ruse ne bankat e vendit, njesoj si në Qipro, janë një faktor rreziku.

Letonia i bashkohet Eurozones pa nje qeveri te perhershme, pasi Dombrovskis dha doreheqjen ne Dhjetor, pasi mori peergjegjesine politike per shembjen e nje supermarket ne Riga, ku humbën jetën 54 persona. Hyrja e vendit baltik perkon me 15-vjetorin e unionit monetar. Euro perdoret nga 333 milione europiane.

Top Channel