Mbërrin viti 2014

31/12/2013 12:05

Samoa dhe nje pjese e ishullit shtet te Kiribatit e mirepriten te paret
vitin e ri 2014. 15 minuta pas tyre, data ne kalendar ndryshoi edhe per
ishujt Catham te Zelandes se Re, ndersa Auckland-i u kthye ne qytetin e
pare te rendesishem qe shenoi nderrimin e viteve.

Kremtimet vazhdojne ne mbare boten, por si perhere vemendja u spostua me se shumti tek spektakli i jashtezakonshem piroteknik ne Harbour bridge te Sidneit, ne Australi, nje event qe si gjithmone, nuk zhgenjeu.

Reg Mombassa, artisti qe ideoi show-n e ketij viti, tha se deshira e tij e madhe kish qene te hynte ne mendjet e njerezve. Por perpara se ai te pikturonte qiellin me forme e ngjyre shperthyese, gjithe cfare mund te lexonte ne mendjet e mijera personave te mbledhur per kete moment te veçante, nuk kishte gje tjeter veç fishekzjarreve te shndritshem.

Sidnei kishte pritur gjithe diten te festonte. 7 tone fishekzjarre u perdoren ne Harbour Bridge dhe ne pjese te tjera te qytetit, ku u perfshi per te paren here ne nje dekade, edhe ndertesa e famshme e operas. gjithcka ishte menduar deri ne detajin me te vogel per krijimin e nje show 12 minutesh, ku dritat koordinoheshin mrekullisht me muziken.

Rajonet e Azi -Paqesorit ishin vijuesit ne mikpritjen e vitit te ri. Nje spektakel teper i vecante dritash dhe imazhesh 4D ishte ajo cfare ofroi Shangai ne mberritjen e 2014-tes. Dy ndertesa te tij, Shanghai Pudong Development Bank dhe Shanghai Customs House morren jete fale magjise se efekteve speciale. Festime pati edhe ne Pekin, Xhakarte e Singapor.

Ne Japoni, prifterinjte Shinto u mblodhen neper faltore per ta pritur me lutje nderrimin e viteve. Pjesa me e madhe e japonezeve e kane te percaktuar menyne e vitit te ri: makarona dhe ushqime deti, që thuhet se sjellin fat në 2014-ten.

Dubai kishte planifikuar nje ekstravagance te vertete me te cilen tentoi rekordin boteror: fishekzjarre te leshuara ne nje vije bregdetare prej 48 kilometrash qe mberrinin ne hedhje me shume se nje kilometer lartesi.

Atmosfera e festes ka pushtuar edhe qytetet europiane, ndersa nuk jane te pakte ata qe preferojne te dalin per te kremtuar rrugeve te Moskes, Parisit e Londres. Cape Town-i ne Afriken e Jugut organizoi koncerte te hapura si dhe nje homazh te posacem 3D ne nder te ish-presidentit Nelson Mandela, qe nderroi jete ne 5 dhjetor.

Nuk ishin te bujshme festimet në Filipine, ku sipas zyrtarëve rreth 260 vete u plagosën nga fishekzjarrët apo plumbat qorrë ne vigjilje te festes. Atmosfera ishtë po ashtu e zymtë në Haiyan, ku një taifun në muajin nëntor shkaktoi vdekjen e mijëra njerëzve. New York sakaq e shenon nderrimin e viteve me renien tradicionale te sferes se kristalte ne Times Square, ndersa Rio de Janeiro numeron serish mbi 2 milione vete ne plazhin e tij te famshem Copacabana.

Top Channel