Pacientët e vegjël, të cilët i nështrohen kujdesit të mjekëve në
shërbimin e pediatrisë në QSUT do të kenë një mësues në spital në mënyrë
që të mos shkëputen aspak nga mësimet.

Ministri i Shendetesise Ilir Beqja ka premtuar ndryshim rrenjesor per kujdesin shendetësor qe ofrohet ne spitale gjate vizites qe i beri femijeve te shtruar ne pavionin e onko-hematologjise ne QSUT.

“Që nga viti i ardhshëm të bëjmë një ndryshim rrënjësor në radhë të parë në kujdesin e fëmijëve, të shëndetit të tyre, por edhe në përgjithësi të kujdesit shëndetësor. Në bashkëpunim me ministren e Arsimit do të kthejmë një traditë të dikurshme, që të fillojmë që brenda janarit të kemi edhe prezencë të mësuesve të fillores, të paktën që fëmijët të mos mbeten prapa në disiplinat më të domosdoshme që janë gjuha, leximi dhe matematika”, u shpreh ministri Beqja.

Shefja e pavionit Anila Godo  u shpreh  se vlereson  nismen per te patur nje mesues te pransihem ne pavion pasi femijet qe trajtohen ne te u duhet te qendrojne gjate të shtruar.

“Shumë vite përpara ne e kemi patur këtë shërbim në pediatri. Më pas patëm psikologë, punonjës socialë dhe nuk e di përse rrugës u zhduk kjo praktikë. Këta fëmijë duhet të vazhdojnë shkollën për muaj të tërë që qëndrojnë në spital, por edhe të mos humbin ndjenjën e të qenit të integruar në procesin mësimor”, tha Godo.

Ne prag te festes se viti te ri pervec premtimeve  per sigurimine medikamneteve dhe rrijten e cilesise se sherbimit, ne bashkepunim me INSTAT  femijeve u jane shperndare dhuarata  duke e transferuar ne spital atmosferene e festave me babagjyshe,te cilet derguan lodra ne cdo dhome .

Top Channel