Pavioni i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Pediatrik do të ketë
tashmë dy dhoma reanimatore për fëmijët para dhe pasi t’i nënshtrohen
ndërhyrjeve kirurgjikale.

Agjensia e Trafikut Ajror “AlbControl”, në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, nëpërmjet një projekti u mundëson pacientëve të vegjël me sëmundje imunitare dy dhoma me pajisjet e nevojshme, të përshtatur për moshën e tyre.

“Sot filluam me dhuratat e fëmijëve, por ne e dimë që faktikisht fëmijët kanë nevojë jo vetëm për dhurata. Së bashku me drejtoreshën edhe me të gjithë stafin e spitalit jemi këtu për të nisur një projekt për krijimin e dy dhomave të sterilitetit, të cilat do të kontribuojnë sadopak në rritjen e cilësisë së shërbimit të spitalit dhe absolutisht do t’i vijnë në ndihmë edhe fëmijëve”, tha Sokol Reveli, drejtor i Divizionit Operacional në “AlbControl”.

Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo eshte nje ndihmë e madhe qe i behet Sherbimit te Pediatrise ne kushte te veshtira financiare qe gjendet QSUT.

“Iniciativa e parë do të jetë krijimi i dy bokseve të sterilitetit për fëmijët, duke përmirësuar kushtet e hospitalizimi dhe për të ofruar pajisjet dhe aparaturat biomjekësore që do të nevojiten për to. Ne falenderojmë përzemërsisht, jo vetëm ‘AlbControl’, që në këtë rast na u gjend i pari në këto ditë të vështira të spitalit për mungesa të fondeve, që tashmë ne i dimë, por edhe në vijim për mbështetjen që na kanë siguruar për të zhvilluar edhe më tej përmirësimin e ofrimit të shërbimit ndaj fëmijëve”, tha Manastirliu.

Me rastin e festave dhe ne kuader te nismes se “Shqiperia uron, Shqiperia dhuron” pacientëve të vegjël, te cilet po trajtohen ne Sherbimin e Kirurgjise se Pergjithshme iu shperndane dhurata.

Top Channel