Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu garanton se së shpejti ekipit
të mjekëve të klinikës së sëmundjeve infektive do t’u vihen në
dispozicion medikamentet antimalarike, të cilat mungojnë në QSUT ndonëse
janë shtuar rastet e prekur nga sëmundja e malaries.

“Jemi të njohur me situatën dhe me faktin e mungesës së antimalarikëve. Ekzistojnë disa medikamente bazike për trajtimin e këtyre rasteve, por ato të duhurit kur specifikët mungojnë. Këto barna nuk janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Barnave dhe nuk ka gjendje në Shqipëri. Megjithatë ne jemi duke marrë masa që këto barna të vijnë në QSUT në mënyrë që të ofrohet i gjithë kujdesi dhe shërbimi i duhur për këta pacientë për këto raste të importuara të malaries në vend”, u shpreh drejtoresha e QSUT-së.

Manastirliu theksoi se nuk ka vend per panik pasi rastet jane te ardhura nga jashte dhe se i riu qe humbi jeten u paraqit me vonese para ekipit te mjekeve te klinikes infektive, kur gjendja e tij shendetsore ishte e agravuar.

“Janë rreth 50 raste në QSUT të idenfikuar me sëmundjen e malarjes. Në fakt këto raste janë të importuara, kryesisht nga punëtorë sezonalë. Pikërisht rasti i dy ditëve më parë ishin dy të rinj, të cilët ishin punëtorë sezonalë kthyer nga Guinea”, tha Manastirliu.

Rastet e prekuara deri me tani nga malaria jane kryesisht nga Vlora dhe Kukesi. Nderkohe qe mesohet se prane ISHP kane marre keshillime rreth malaries 190 persona te cilet kane vizituar vende te prekura nga kjo semundje.

Top Channel