Brenda 31 marsit të vitit 2014 do të jenë gati paketat e shërbimit të
kardiologjisë, kardiokirurgjisë, hemodializes, transplantit të veshkave
dhe të mëlçisë, me kostot reale të vlerësuar nga ekipe profesorësh dhe
mjekësh, në bazë të të cilave do të lidhet marreveshje edhe me spitalet
jo publike.

“Matja e saktë e kostove të këtyre shërbimeve do të bëjë të mundur kontraktimin real nga ana e Fondit të Sigurimit të Shendetësor me ofrues të shërbimit publik dhe privat. Përmes kostove të përcaktuara drejt dhe të konkurrencës ne presim një ulje të çmimeve në sektorin privat, për të cilin Fondi i Sigurimeve do të kontratojë për këto shërbime”, tha Astrit Beci, drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Profesore dhe kirurge te njohur kerkuan qe kostot te jene te njejta si per nderhyrjet ne spitalet e QSUT-së, ashtu dhe ne spitalet jo publike, duke vleresuar se rezultatet kane qene me eficente ne sherbimet e QSUT-së.

“Kur të bëhen këto paketa, mendoj që duhet të jepen paratë njësoj si tek publiku, si tek privati.Nëse QSUT-ja ka 100 pacientë që bëjnë dializë, duhet t’i paguhet e njëjta kosto e pacientit të dializës, njësoj si ai që paguhet në privat. Të paktën me çmimet që kanë qenë në 2005 është dy ose tre herë më i lirë çmimi në publik, sesa në privat”, thotë Arben Gjata, kirug.

“QSU-ja mos konsiderohet si një skllav që do të punojë ‘free’, por QSU-ja, kundrejt atyre procedurave që do kontraktojë me ju në bazë të paketës, do të paguhet për çdo shërbim. Jam i sigurt që ju jeni të interesuar që sa më shumë të bëjë QSU-ja, aq më lirë do t’i blerë sistemit, për më tepër sot për sot ekspertiza më e mirë është në QSU”, tha doktor Artan Goda, shef i Shërbimit të Kardiologjisë.

Profesore te njohur te shendetësisë shqiptare vleresuan qe tashme pjese e Fondit te Sigurimeve Shendetsore do te jene edhe spitalet e Qendres Spitalore Universitare.

Top Channel