
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim festiv kushtuar biznesit, ku u ndanë çmimet për sipërmarrësit e vitit që jemi duke mbyllur.
Në fjalën e tij, Kryeministri ofroi mbështetje për sipërmarrësit ndërsa i mëshoi rëndësisë së vlerësimit të sipërmarrësve si promotorë të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
“Nxitja e duhur në rrugën e sipërmarrjes bëhet më e lehtë në rast se shoqëria i sheh, i njeh dhe i admiron njerëzit e suksesit përmes sipërmarrjes. Ne kemi shumë nga këto festivalet, por s’kemi asgjë që vlerëson sipërmarrësit dhe sipërmarrjen dhe besoj si një hap i parë, kjo mbrëmje i ka plotësuar dëshirat tona. Me siguri vitin e ardhshëm i kemi mundësitë që bashkë me ju ta organizojmë më mirë, ta kthejmë në traditë. Kur rezistoi Festivali i Këngës, unë besoj se kjo mund të rezistojë edhe në shumë qeveri”, tha Rama.
Top Channel