Sëmundjet e veshkave, pini sa më shumë lëngje

21/12/2013 00:00

Gjatë dhjetë viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të sëmurëve
me veshka. Studimet më të fundit në botë tregojnë se personat mbi 40
vjeç, kane një risk me te madh për t’ju demtuar funksionimi i veshkave,
ne krahasim me semundjet e tjera kronike si diabeti dhe hipertensioni.

Doktor Myftar Barbullushi thekson se eshte shume i rendesishem depistimi, per te parandaluar nje semundje, e cila ka dhe një kosto të lartë ekonomike për shëndetësinë në Shqipëri.

“Nëse një individ pas moshës 40 vjeç ka 35 për qind shanse që të vuajë nga sëmundjet koronare, ka 37 për qind shanse të vuajë nga diabeti dhe 60 për qind shanse të ketë prekje të funksionit të veshkave. Ka bindje që duhet bërë një depistim masiv. Shoqata Botërore e Nefrologjisë ka shpërndarë këtë lloj iniciativë në të gjithë vendet, për të filluar sa më shpejt depistimin masiv”, thotë Barbullushi.

Por, ndersa kjo semundje e cila po shenon nje rritje te larte, po trondit shendetesine, ekspertet mjekesore kane vertetuar se nje njeri qe konsumon shume lengje ka nje shendet te mire dhe eshte me pak i prirur te preket nga semundjet.

“Pirja e lëngjeve nuk është mit, por është realitet. Kanë marrë një grup prej qindra mijëra individësh dhe kanë parë prekshmërinë nga sëmundjet e veshkave. Eshtë parë që individët që kishin pirë lëngje në mënyrë të konsiderueshme kishin sëmundshmëri shumë më të vogël të veshkave dhe të sëmundjeve kardio-vaskulare”, thekson doktor Barbullushi.

Shendeti i njerezve po kercenohet cdo dite e me shume nga semundjet kronike si hipertensioni, diabeti dhe veshkat, ndaj eshte e rendesishme parandalimi i tyre.

Top Channel