Festa pa gra dhe fëmijë të ngujuar

21/12/2013 00:00

Krishtlindje pa gra dhe fëmijë të ngujuar. Ky është qellimi i
misionarëve të pajtimit, të cilët janë mbledhur së bashku me dhjetra
fëmijë e gra të ngujuar pranë katedrales së Shën Palit në Tiranë.

Ne gjithe vendin deri me sot numerohen rreth 306 femije te ngujuar dhe po punohet fort ne bashkepunim me shtetin qe deri ne Krishtlindje asnje familje te mos jete me ne hasmeri. Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka marre garanci qe diten e Krishtlindjeve asnje grua e femije nuk do te qendroje e ngujuar.

Strategjia e Komitetit te Pajtimit Nderkombetare kerkon qe pergjegjesia per vrasesin apo fajtorit te lihet ne dore te shtetit i cili duhet te zbatoje ligjet. Ngujimi i grave dhe i femijeve ne shtepi, i nxitur here pas here edhe nga disa organizata ne emer te kanunit te Leke Dukagjinit, u tha ne kete takim duhet te marre fund. Ne kete takim eshte disktuar edhe mbi raportin e Komitetit te Gjakmarrjes qe i eshte derguar Ministrise se Jashtme. 

Top Channel