Ministri i Shëndetësise Ilir Beqja ka bërë publik buxhetin e
shëndetësisë për vitin 2014, i cili kap shifrën  38.7 miliardë lekë, sa
2.8 % e GDP-së dhe rreth 24 milionë dollarë me shumë se buxheti i viti
2013.

Perveçse furnizimit te spitaleve me medikamente, ministri Beqja premton ulje te çmimit te barnave.

“E para është TVSH-ja, ku padyshim heqja e TVSH-së e ul të paktën me 9.5 për qind koston e barit. Por ne po punojmë për të realizuar uljen e çmimit në procesin e negocimit. Problemet janë shqetësuese sepse ekzistojnë fatura ku realisht barnat vijnë në Shqipëri me çmimin e negociuar, por brenda atyre faturave ka ulje të paimagjinueshme, të cilat nuk i përfitojnë qytetarët shqiptarë”, tha Ilir Beqja.

Ministri shpjegoi se do te rriten dy here fondet per citostatiket dhe mediakmentet e Sherbimit Onkologjik, i cili prej vitesh ka patur mungesa te theksuara. Do te shlyhet borxhi i bartur prej 4.4 miliard leke ndaj institucioneve publike shendetësore. Nga ana tjeter ai shpjegoi dhe ndryshimin ne skemen e kontributeve shendetsore.

“Për mua është e papranueshme që unë të kontribuoj për sigurimin shëndetësor timin me 0.9 për qind të pagës sime bruto, ndërsa të gjithë mjekët dhe infermierët të kontribuojnë me 1.7 për qind. Nuk është e pranueshme që të kemi një mënyrë regresive të kontributit në shëndetësi, kur është një skemë solidariteti duhet të kontribuojmë sipas nevojës dhe të përfitojmë sipas mundësive. Gjithashtu nga data 1 janar 2014 do të ulet masa e kontributeve për të vetëpunësuarit në qytet. Nuk do të ketë rritje të kontributeve për bujqërit dhe fermerët”, tha Beqja.

Ministri i Shendetësisë tha se me buxhetin e vitit 2014 do te trefishohet fondi per materiale mjekësore, si dhe do te nderhyhet ne infrastrukturë.

“Do të hapim kantierin e shëndetësisë me qëllim modernizimin dhe rritjen e sigurisë në spitale. Këtë kemi thënë në programin e Qeverisë. Do të garantojmë pagesat përfundimtare për rikonstruksionin e Spitalit Neurologjik në QSUT, do të garantojmë pagesat përfundimtare për rikontruksionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, për rikonstruksionin e maternitetit “Koco Gliozheni” dhe do të vijojmë me pagesat për ndërtimin e spitalit të ri psikiatrik me vlerë 6 mijë dollarë”, tha beqja.

Ne mesin e viti 2014 do te nise depistimi i popullise ne moshen 40 -60 vjeç per nje sere semundjesh baze falas. Po keshtu do te blihen dy aparatura mamografie te levizshme per te mbajtur ne kontroll kancerin e gjirit tek grate, si dhe do te kryehn transplante te veshkes dhe melçise me marreveshje me spitalet jo publike.

Top Channel