Lushnje, bastisen zyrat e komunës Bubullimë
17/12/2013 00:00
Persona të paidentifikuar kanë bastisur gjatë orëve të natës zyrat e komunës Bubullimë, në Lushnje, duke shkaktuar jo pak dëme materiale.
Autoritetet policore lokale njoftojnë se kanë bërë mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se, pasi nuk kanë gjetur para, grabitësit kanë dëmtuar dokumentet e zyrës.
Sipas burimeve, ata madje kanë marrë disa dokumente të tjera që u janë dukur të rëndësishme.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit uniformat blu kanë arrestuar rojen e zyrave të komunës, shtetasin Llazar Stambolliu.
Burimet shtojnë më tej se po zhvillohen hetime për të identifikuar grabitësit.
Top Channel