‘Sotir Capo dhe miqtë’

16/12/2013 00:00

Ekspozita tradicionale e cdo fundviti, e kthyer tashmë në një traditë në Galerine e Arteve, “Eduart Lear” i është përkushtuar krejtësisht piktorit të njohur Sotir Capo, i cili u vlerësua me titullin “Nderi i Qytetit”, disa ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Beratit.

Një ekspozitë retrospektive ku janë ekspozuar vepra të tij, por dhe krijime të artistëve të njohur të këtij qyteti u titullua “Sotir Capo dhe miqtë”.

Ka qenë e mbushur plot me emocione ekspozita e edicionit të 17-të, që kjo galeri organizon cdo fundvit. Aty u mblodhën miq të pikturës, të cilët ndoqën nga afër krijmtarinë e piktorit Capo e miqëve të tij.

Drejtori i Galerisë së Arteve të Beratit, Agron Polovina tha se ekspozita tashmë është kthyer në një histori suksesi për artistët dhe galerinë, pasi në të gjithë rrugëtimin e saj 17-vjecar ajo është pasuruar duke u kthyer tashmë në një ekspozitë ndërkombëtare.  

Top Channel