Ndahet nga jeta Bernadette Chirac, shuhet në moshën 93-vjeçare gruaja e ish-Presidentit francez
Shpërthimi i fuqishëm i verifikuar më herët në Kabul të Afganistanit ishte një aksident në një depo armësh, kanë raportuar autoritetet afgane.
Shefi i policisë së Kabulit deklaroi se një raketë kishte shpërthyer aksidentalisht brenda Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare dhe për fat të mirë nuk pati viktima.
Ministria e Brendshme afgane deklaroi për BBC se nuk bëhej fjalë për një akt terrorist, sikundër u kualifikua ngjarja në fillim.
Misioni i trupave aleate në Afganistan, ISAF konfirmoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 10:20 pranë selisë qendrore të NATO-s në kryeqytetin afgan.
Ndërkohë, ditën e mërkurë një atentator vetëvrasës shpërtheu auto-bombën e tij në afërsi të aeroportit të Kabulit, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.
Në këtë rast komanda e aleatëve deklaroi se shënjestër e sulmit ishte një autokolonë e ISAF që po shkonte në aeroport, por shpërthimi u bë para kohe.
Top Channel