Ndahet nga jeta Bernadette Chirac, shuhet në moshën 93-vjeçare gruaja e ish-Presidentit francez
Gjykata Supreme e Bangladeshit ka vendosur dënimin me vdekje për liderin islamik Abdul Kader Mullah. Gjyqtari rrëzoi apelin e tij për të rishikuar vendimin dhe deklaroi se i hap rrugë ekzekutimit të ekstremistit.
Kader Mullah ishte parashikuar të ekzekutohej të martën, por siguroi një shtyrje të përkohshme në minutën e fundit.
Lideri islamik ishte dënuar në shkurt për krime kundër njerëzimit gjatë luftës së vitit 1971 për pavarësi nga Pakistani. Nga ana e tij ai i mohon akuzat.
Gjyqi i zhvilluar ndaj tij më herët gjatë vitit shkaktoi protesta të mbështetësve të partisë së Mullah, Jamaat-e-Islami, të cilët akuzuan qeverinë për hakmarrje politike. Kjo e fundit vijoi me burgimin e disa prej liderëve të partisë.
Mullah u dënua në shkurt dhe fillimisht me burgim të përjetshëm. Por shumë protesta të tjera u zhvilluan, këtë herë nga njerëzit që kërkonin dënimin e tij me vdekje, një lëvizje që detyroi Parlamentin të amendonte një ligj që i lejon shtetit të apelojë çdo vendim të arritur nga gjykata e krimeve të luftës.
Në shtator Gjykata Supreme klasifikoi dënimin e tij në dënim me vdekje. Gjithësesi, grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se gjykata nuk arriti të plotësonte standartet ndërkombëtare.
Top Channel