Kosova, në sistemin bankar ndërkombëtar
10/12/2013 00:00
Prej ditës së hënë Kosova ka hyrë zyrtarisht në sistemin bankar ndërkombëtar, duke marrë për përdorim kodin Swift për Bankën Qendrore dhe ato tregtare që veprojnë në vend.
Në këtë mënyrë, siç u tha dhe nga institucionet zyrtare në Prishtinë, Kosova është bërë e pavarur nga sistemi bankar i Serbisë.
Gjithashtu, kjo masë do të mundësojë në veçanti rritjen e efikasitetit në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve terroriste.
Top Channel