Kapet peshkarexha me kanabis

08/12/2013 12:15

Një ngarkesë marijuhane me një vlerë mbi 10 milionë euro u kap nga forcat italiane të rendit gjatë një patrullimi në Kanalin e Otrantos.

Peshkarexha “Maestrale”, 22 metra e gjatë, e regjistruar në Corigliano Calabro dhe e drejtuar nga tre shtetas italianë u bllokua nga Rojet Financiare pas një ndjekjeje në det.

Ajo vinte nga brigjet shqiptare dhe pasi pati kaluar zonën pulieze të Santa Maria di Leuca, po udhëtonte drejt brigjeve të Kalabrisë.

Mjeti lundrues ngjalli dyshime sepse udhëtonte me shpejtësi të vogël megjithëse nuk kishte hedhur rrjeta peshkimi në det.

Pas një kontrolli, në sallën e makinave të peshkarexhës u gjetën 1 040 kilogramë marijuhanë e tharë, e ambalazhuar në 84 pako.

Tre shtetasit, 49, 46 dhe 34 vjeç, të tre nga zona jugore e Cozencës, u arrestuan me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Top Channel