Java e hekurt e Bundesligës

07/12/2013 00:00

Verder-Bajern dhe Dortmund-Leverkusen janë dy kryendeshjet e kësaj jave të Bundesligës gjermane.

Bavarezët e Guardiolës udhëtojnë drejt Bremenit si favoritë dhe pa provuar shijen e humbjes ende për këtë sezon, ndërkohë që vendasit janë në kërkim të pikëve për të lundruar në fundin e tabelës.

Sfida më interesante parashikohet ajo mes Dortmundit dhe Bajer Leverkusen. Vendasit mbajnë vendin e tretë me 31 pikë, 3 pikë më pak se miqtë e Leverkusenit. Përvec angazhimit në kampionat, që të dyja skuadrat kanë njërin sy në mesjavë kur do të luajnë ndeshjet e radhës në Ligën e Kampioneve. Si Dortmund ashtu dhe Leverkusen kanë ende llogaritë e hapura në këtë kompeticion, ndryshe nga Bajerni që ka siguruar kualifikimin për më tej.

Një tjetër përballje është edhe ajo për vendin e katërt. Borusia Munchengladbah pret Schalke 04. Vendasit mbajnë vendin e katër me 28 pikë, ndjekur pikërisht nga Schalke me 24.

Top Channel