Në prag të ceremonisë së shumëpritur në të cilën do të mbahet shorti i finaleve të Botërorit, ditën e premte në orën 17:00, u mbajt edhe shorti provë që ka si synim përgatitjen e sistemit.
Ndonëse kjo është një ngjarje që normalisht nuk duhet të ketë ndonjë rëndësi, pasi gazetarët panë një ngjashmëri pothuajse të pabesueshme në shortin e provë dhe atë të vërtetë të fazës së dytë të Champions League në sezonin e shkuar, vëmendja e mediave në këtë provë u bë e pashmangshme.
Interesante mënyra e shpërndarjes së skuadrave në këtë short, ku u prodhua një “grup i hekurt” i përbërë prej Brazilit, Italisë, Francës dhe Australisë.
Një tjetër grup “bombë” ishte ai i përbërë prej Spanjës, Anglisë, Bregut të Fildishtë dhe Koresë së Jugut, ndërsa Gjermania u vendos përballë Portugalisë.
Këto janë grupet që prodhoi shorti provë
Grupi A
Brazil, Itali, Francë, Australi
Grupi B
Uruguaj, Nigeri, SHBA, Kroaci
Grupi C
Argjentinë, Ganë, Kosta Rika, Rusi
Grupi D
Zvicër, Kili, Japoni, Greqi
Grupi E
Spanjë, Bregu i Fildishtë, Korea e Jugut, Angli
Grupi F
Kolumbi, Kamerun, Honduras, Holandë
Grupi G
Gjermani, Ekuador, Iran, Portugali
Grupi H
Belgjikë, Algjeri, Meksikë, Bosnje
Top Channel