Kombëtarja dhe rindërtimi i saj

06/12/2013 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet se ekipet kombëtare kanë urdhër të nisin një rindërtim që nuk do të përfshijë lojtarët nga diaspora, por do të mbështetet vetëm tek ata në Shqipëri.

“FSHF, bazuar në disa opinione të vetëshpallura, deklarata të qëllimshme dhe konkluzione të pavërteta rreth urdhërave për rindërtimin e ekipeve kombëtare pa lojtarë nga Kosova dhe diaspora, por vetëm nga Shqipëria, bën të ditur se asnjëherë të vetme dhe në asnjë mënyrë Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka menduar dhe aq më tepër ta praktikojë një ndarje të tillë ogurzezë. Kjo histori pa të vetmin argument e provë është shpikur, trumpetuar e shpifur nga individë të izoluar e në media të përveçme”, lexohet në një komunikatë të FSHF-së.
 
“Ka shumë vite që FSHF-ja ka investuar, ndërtuar, realizuar dhe zbatuar një strategji të qartë për afrimin e futbollistëve të talentuar me ndajshtimin shqiptar, kudo që ata jetojnë e ushtrojnë futbollin. Vetëm në këtë moment një dyzinë lojtarësh janë brenda procedurës për t’u pajisur me pasaporten e Shqipërisë”, shtohet më tek në këtë komunikatë.

Top Channel