Juventusi “fut në kasafortë” Pogban

06/12/2013 00:00

Pasi blindoi Arturo Vidalin, tashmë radhën e ka Paul Pogba. Juventusi po planifikon rinovimin e kontratës së mesfushorit të talentuar francez në mënyrë që në sezonin 2014-2015 të niset si një ekip i frikshëm jo vetëm në Serinë A, por edhe në Ligën e Kampioneve.

Objektivi i Beppe Marotta është të mbajë lojtarët më të mirë dhe të kryejë blerjet e duhura në merkaton e verës falë parave të grumbulluara nga shitjet e Marchisio, Vucinic, Quagliarella apo Giovinco.

Gjithsesi, vëmendja është e përqendruar tek i riu Pogba. Mesfushori i ardhur nga Manchester United fiton më pak se 2 milionë euro në sezon dhe klubi torinez do i ofrojë një kontratë deri në vitin 2018 me 4 milionë euro në sezon.

Top Channel