Jean Todt rizgjidhet në krye të FIA-s

06/12/2013 00:00

Jean Todt është rizgjedhur ditën e premte si president i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) pas një vendimi unanim të të gjithë anëtarëve të organizatës.

Ish-shefi i Ferrarit nuk kishte asnjë kandidat përballë tij dhe do të qëndrojë edhe katër vite të tjera në krye të FIA-s. Francezi mori votat e 250 delegatëve të mbledhur në Paris në Asamblenë e Përgjithshme.

Jean Todt garantoi se do të mbajë të njëjtën linjë politike të katër viteve të tij të para dhe premtoi se vitin e ardhshëm do të nisë Botërori i Formulës E, ku do të garohet vetëm me makina elektrike.

Në vitin 2009 Todt mori drejtimin e FIA-s duke mundur Ari Vatanen, me 135 vota kundrejt 49 të marra nga finlandezi.

Francezi 67-vjeçar ka qenë pilot dhe drejtues skuderie gjatë karrierës së tij në automobilizëm.. Kulmin e suksesit e arriti në krye të Ferrarit, në periudhën e artë të Michael Schumacher.

Top Channel