Xhamajkani Usain Bolt, kampion olimpik dhe botëror në vrapimet 100 metra, 200 metra e stafetën 4×100 metra, përveçse rekormen i botës në të tre këto disiplina, do të garojë kundër një autobusi në Buenos Aires.
Gara e veçantë në kryeqytetin argjentinas do të zhvillohet në 14 Dhjetor, në bulevardin kryesor të qytetit.
Gara spektakël do të organizohet nga Zyra e Turizmit e Buenos Airesit dhe Bolti do të shoqërohet edhe nga tre sprintierë të tjerë xhamajkanë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të njohur për momentin.
Bolt ka marrë pjesë edhe në spektakle të tjera të ngjashme.
Në të fundit, në datën 31 Mars të këtij viti, ai garoi në një pistë të improvizuar 150 metra të gjatë në plazhin e famshëm të “Copacabana”-s në Brazil.
Në këtë sprint xhamajkani realizoi kohën 14,42, pa mundur të thyejë rekordin e njohur për këtë distanzë jozyrtare, të cilin e mban Bolti vetë që prej vitit 2009, kur regjistroi kohën 14,35 në Mançester.
Top Channel