Eshtë shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së
Vlorës, Shpëtim Gjika dhe të pandehurve të tjerë. Shkak edhe këtë herë
ka qenë mosprezenca e të pandehurit Gentian Sherifaj dhe avokatit të
tij, të cilët kishin paraqitur sërish raport mjekësor.

Gjyqtarja me aprovimin edhe te prokuroreve dhe avokateve mbrojtes ka komunikuar shtyrjen e seances per daten 20 dhjetor 2013.

Ne kete seance gjyqesore nuk eshte folur per transferimin e çështjes ne gjykata te tjera. Ne lidhje me kete çeshtje kryebashkiaku Gjika u shpreh se kerkesa e prokuroreve per transferimin e çeshtjes eshte absurde.

Prokuroria e Vlorës e akuzon Gjikën se, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse pranë bashkisë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces-verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24 mars 2010 dhe 15 korrik 2010. Lejet janë përfituar nga dy subjekte private, një prej të cilëve deklarohet se ishte edhe zyrtar në bashki.

Top Channel