Në burg presidenti i Sevilla

05/12/2013 00:00

Jose Maria del Nido, presidenti i skuadrës spanjolle Sevilla, është dënuar nga Gjykata e Lartë në Spanjë me 6 muaj burg për çështjen “Minutas”.

Del Nido është dënuar sepse gjatë periudhës 1999-2003, së bashku me kryebashkiakun e Marbella-s, kanë abuzuar me fondet publike.

Tashmë, Del Nido duhet të heqë dorë nga posti i tij si presidenti i klubit spanjoll pasi duhet të shlyejë dënimin dhe sipas mediave spanjolle vendin e tij do e zërë Pepe Castro.

Me Del Nidon në krye, Sevilla ka arritur të fitojë trofe ndërkombëtarë ku spikasin 2 Kupa UEFA (2005-2006, 2006-2007) dhe Superkupa e Europës (2005-2006). Gjithashtu, në vitet 2006 dhe 2007 Sevilla u shpall klubi më i mirë në Botë sipas Institutit të Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Top Channel