Kupa, Inter kualifikohet me vështirësi

05/12/2013 04:15

Inter mposhti 3-2 Trapani-n në “San Siro”, në raundin e katërt të Kupës së Italisë “Tim Cup”, në fund të një ndeshjeje drithëruese, e veçanërisht në minutat e fundit.

Zikaltrit kalojnë në avantazh të trefishtë brenda 45 minutave të para, falë golave të Guarin (4’), Belfodil (40’) dhe Taider (44’) me penallti. Por, miqtë rifuten në lojë me një tjetër fokusim dhe shkurtojnë distancën me anë të Caccetta (54’) dhe Madonia (90’).

Gjithsesi, detyrohen në fund të dorëzohen përpara zikaltërve, të cilët shkojnë kështu në raundin e 1/16-ave, ku do të përballen me Udinese-n.

Mazzarri vendos të aplikojë rotacionin, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë Kovacic, pas shpinës së Belfodil, sulmues i vetëm, dhe me brazilianin Wallace si mesfushor të avancuar nga e djathta.

Një prani e theksuar edhe e tifozëve siçilianë, rreth 3000 vetë në “San Siro”, për të ndjekur një sfidë që do të mbetet në historinë e klubit të tyre.

E megjithatë, pavarësisht sforcos së minutave shtesë, skuadra e drejtuar nga Boscaglia nuk arrin të shënojë golin e barazimit, duke bërë që Inter të festojë kualifikimin për në raundin pasardhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA