Kukës, përfundon ujësjellësi i ri

05/12/2013 00:00

Ka përfunduar ndërtimi i ujësjellsit të ri në Kukës, por Bashkia nuk pranon ta marrë në dorëzim.

Shkak për këtë është pasi sipas kryetarit të Bashkisë, Hasan Halilaj nga inspektimet e bëra janë vënë re problem të mëdha për sa i përket lidhjeve të paligjshme me tubacionet e reja.

Në do t’i drejtohemi prokurorisë, tha Halilaj nëse nuk është zbatuar sic duhet projekti për ndërtimin e ujësjellësit të ri.

Ujësjellësi i ri do të zgjidhte njëherë e mirë furnizimin me ujë për qytetin e Kukësit dhe 14 fshatrave përreth.

Top Channel