Botërori, lejohen pushimet në mes të lojës

05/12/2013 00:00

FIFA ka vendosur që nëse në ndeshjet e Botërorit “Brazil 2014” temperatura do të jetë mbi 32 gradë dhe do të ketë 85% lagështi, arbitri mund të ndërpresë ndeshjen për dy minuta në mënyrë që lojtarët të pushojnë.

Kërkesën për pushim duhet ta bëjë kapiteni tek arbitri ose trajneri tek gjyqtari i katërt.

Në Botëror do të luhen 4 ndeshje në orën 13:00 me orën lokale dhe në shumë prej tyre pritet që temperaturat të jenë mbi 32 gradë.

Më parë, Sindikata Botërore e Futbollistëve (FIFpro) kishte kundërshtuar ashpër luajtjen e takimeve në orën 13:00 pasi në disa qytete që do të mirëpresin turneun (Manaos, Brasilia dhe Fortaleza) lagështia shkon deri në 88% dhe temperatura arrin 35 gradë.

Top Channel