Qyteti i Beratit vazhdon të vuajë mungesën e një vendi për depozitmin e mbetjeve urbane.

Të gjitha lagjet e qytetit janë të mbulura nga plehrat. I mbuluar nga mbeturinat është edhe shtrati i lumit Osum. Qytetarët thonë se duhet vëmendje më e madhe nga pushteti lokal.

Drejtori i Mjedisit në Bashki, Petraq Tole pohon se Berati ende nuk e ka zgjidhur vendin e depozitimit të mbetjeve dhe janë ende në fazë studimi.

Qyteti i UNESCO-s, i vizitueshëm cdo muaj të vitit nga qindra turistë, përpos problemeve të infrastrukturës vuan edhe problemin e mbetjeve urbane.

Top Channel