Banorët heqin orenditë nga kompleksi ‘Jon’

05/12/2013 00:00

Policia e Vlorës dhe INUK kanë vazhduar edhe sot prishjet në kompleksin
Jon, në zonën e pishinës dhe lokalit e muret rrethuese.

Pallati tete katesh tashme ka nisur te zbrazet nga orendite shtepiake, ku ata qe kane blere apartamente kane mbërritur sot ne oret e para te dites ne Vlores dhe po keqin orendite shtepiake, te cilat nuk u vune asnje çast ne perdorim.

Zyhdi Dajti Drejtor i INUK -ut, jashte kamerave shprehet se banoret jane ndergjegjesuar dhe nuk kane bere asnje rezistence, ata kane nisur qe mbremjen e djeshme me largimin e orendive shtepiake dhe do te vazhdojne deri sa eshte afati. Ata do te lejohen te heqin nga banesat e tyre vetem orendite shtepiake dhe asgje tjeter.

Jane 13 familje te cilat kishin apartamente ne kete kompleks me mjete trasporti si dhe me puntore po benin zhvendosjen e te gjitha orendive shtepiake nga banesat e tyre ne pallat.

Top Channel