35 milionë $ për fituesin e Botërorit

05/12/2013 00:00

Sepp Blatter, presidenti i FIFA-s, ka njoftuar shpërblimet për Botërorin e Brazilit, kompeticion që do të zhvillohet në verën e vitit 2014.

Shuma e të gjitha premiove ka shkuar në 576 milionë dollarë nga 410 milionë dollarë që ishte për Kupën e Botës të vitit 2010. Pra, do të ketë një rritje prej 40.5%.

Fituesit të turneut do i shkojnë 35 milionë dollarë, finalistit 25, të tretit 22 dhe të katërtit 20. Nga vendi i katërt deri në vendin e tetë, skuadrat do të shpërblehen me 14 milionë dollarë.

Më tej, nga vendi i 9 deri në vendin e 16 do të shpërblehen me 9 milionë dollarë, ndërsa nga vendi i 16 deri tek i 32 do të fitojnë 8 milionë dollarë.

Top Channel