Inspektoriati Ndërtimor nisi shkatërrimin e disa ambienteve të
kompleksit ‘Jon’ që do prishet i gjithi shumë shpejt. Pronareve te
apartameneteve dhe dyqaneve u është lënë afat 5 dite kohe qe te largojne
pajisjet.

Sipas vendimit te Qeverise nje dite me pare ata do te kompensohen me nje fond, nderkohe qe ne terren ka nisur prishja e ambienteve ndihmese te ndertuara mbi det, nje mur dhe pishina para godines 8 kateshe. Drejtuesit e INUK kane inspektuar ambientet e brendshme te pallatit.

Me heret drejtuesit e INUK kane marre ne dore nje kerkese nga ana e Bashkise se Vlores ne daten 2 dhjetor ku iu kerkua Inspektoriatit te Nderhyrje per prishjen e ndertimit ne zonen Ujit të Ftohtë nderkohe qe jepet edhe lista dhe vlera e shpronesimit. Kerkesa eshte firmosur nga kryebashkiaku Gjika me arsyetimin se ky ndertim, preket nga rehabilitimi mjedisor i vijes bregdetare te mbrojtur.
Ne total behet fjale per 462.919.230 leke. Cmimi mesatar per meter katror ne kete ndertim sipas zyres se vleresimit dhe rregjistrimit te pasurive te paluajtshme eshte 57 mije leke per meter katror.

Duket se me kete vlere e kane regjistruar apartamentet pronaret e tyre nderkohe qe ata tani permendin vleren reale te apartamenteve qe shkon ne 2 mije euro per meter katror. Nderkohe INUK ne njoftimin qe u ka bere banoreve ju kerkon te nxjerrin pajisjet e mobilimit por jo pjeset e tjera qe jane te objektit si dyer dritare apo instalimet te cilat jane perfshire ne vleren e kompensimit per shpronesim per interes publik.

Avokatët: U shkel procedura ligjore, do ankohemi ne Strazburg

Dy avokatët e banorëve në kompleksin “Jon”, njëri prej të cilëve avokatja Erinda Ballanca, njëkohësisht pronare e një apartamenti në këtë objekt, kanë reaguar pas vendimit të qeverisë për shpronësimin e ndërtesës.

Sipas avokatit Maksim Haxhia, ky vendim do të thotë shpronësim dhe jo prishje e ndërtesës, e për këtë ndërhyrja e INUK-ut ka vend për përgjegjësi penale. Avokati Haxhia deklaroi se për zgjidhjen e këtij konflikti destinacioni është Gjykata e Strasburgut.

“Jam kontaktuar me shqetësim nga banorët që përfaqësoj në këtë çështje dhe çuditërisht jemi surprizuar me mënyrën e vënies në dijeni të këtij vendimi, që cënon personalitetin e individit. Ne parashikojmë që kjo çështje do mbyllet në Strazburg dhe jo këtu. Jemi të vetëdijshëm se qeveritë s’kanë pasur para dhe s’janë respektuar vendimet e gjykatës shqiptare”, deklaron Haxhia.

Por cilat jane shkeljet sipas avokateve. “Ndërkohë që është marrë ky vendim dhe jepet një afat 30-ditor për banorët, kanë ndërhyrë forcat e INUK-ut duke injoruar të drejtën e qytetarëve për të larguar materialet e tyre nga pallati. Gjithashtu, lidhur me këtë objekt, për moscënimin e së drejtës nga INUK, ka një vendim gjyqësor që pushon çdo lloj cënimi nga organet e INUK-ut në këtë objek. Pra, kemi si shkelje ligjore edhe një individuale të së drejtës së pronësisë”, saktëson Haxhia.

“Unë si pronar duhet të isha njoftuar jo pas daljes së vendimit të shpronësimit në media, por tre muaj përpara. Nuk mund të bëhet një prishje kur nuk ka një projekt real, me datë fillimi dhe mbarimi të punimeve dhe fonde të alokuara e të gjetura”, thekson nga ana tjetër avokatja Ballanca.

Top Channel