
Në Rio De Janeiro është zbuluar topi me të cilin do të luhet në botërorin e Brazilit verën e vitit të ardhshëm.
“Brazuka” do të quhet topi i ri, i cili u prezantua nga Hernane, lojtar i Flamengos, mesfushori holandez, Klarenc Sedorf që ka luajtur me Botafogon në Brazil dhe braziliani, ish-lojtar i Romës dhe i Milanit, Kafu.
Deri në mbërritjen e prezantimit padyshim ky top ka kaluar një sërë testimesh prej mëse 2 vitesh. Me të kanë luajtur rreth 600 lojtarë, përfshirë këtu edhe yje të futbollit botëror si argjentinasi Lionel Mesi, Iker Kasijas, gjermani Zhvajshtajger. Gjithashtu këtë top e kanë pasur në dispozicion 30 skuadra të 10 shteteve të ndryshme.
Ky top i ndarë në 6 pjesë të ndryshme konsiderohet si revolucionar në cdo këndvështrim nga “Adidas”. Ndërkohë që emri i përzgjedhur Brazuka, është një zhargon portugez që do të thotë “Brazilian”.
Sigurisht për të mbërritur deri tek përzgjedhja e këtij emri është bërë një votim nga më shumë se 1 milion futbollistë e tifozë brazilian që nga shtatori i vitit 2012.
Top Channel