
Neymar, sulmuesi që u ble me bujë nga Barcelona në verën e këtij viti, analizoi në një intervistë për uefa.com aktualitetin e klubit katalanas dhe vendimin e tij për t’u larguar nga Brazili, aty ku ishte idhulli i Santosit.
Transferimi tek Barcelona – Ishte një vendim që e mora duke folur edhe me babain. Falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Nuk jam penduar aspak sepse kam zgjedhur një skuadër të madhe ku më pritën me krahë hapur dhe ku jam shumë i lumtur për momentin.
Brazilianët e tjerë të Barcelonës – Secili ka historinë e tij. Ronaldinho ka lënë gjurmë tek ky klub, Ronaldo gjithashtu. Mbaj mend Romarion dhe Rivaldon. Secili me një stil të ndryshëm dhe unë nuk i ngjaj asnjërit prej tyre. Thjesht shpresoj të jem i aftë të arrij nivelin e tyre.
Roli i tij në skuadër – Po mundohem të punoj në maksimum për ekipin dhe mendoj se po përmirësohemi gjithmonë e më shumë. Fillimi është i vështirë, por po arrij të jem gjithmonë e më i qetë në lojën time.
Top Channel