Low nuk voton për Topin e Artë

04/12/2013 00:00

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk ka votuar  për Topin e Artë FIFA pasi 5 lojtarë të kombëtares që ai drejton janë mes kandidatëve për t’u futur në treshen finale dhe duke qenë se mund të votojë vetëm për 3 lojtarë, nuk ka dashur të lërë askënd prej tyre jashtë.

“Është një nder i madh për futbollin gjerman që ka 5 lojtarë mes kandidatëve, por meqë FIFA i publikon votat kjo gjë do e fuste në probleme trajnerin”, shpjegoi në një intervistë për ‘Bild’ zëdhënësi i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Jens Grittner.

Manuel Neuer, Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Thomas Müller dhe Mesut Özil janë 5 lojtarët e përfaqësueses gjermane që janë në listën e 23 kandidatëve për Topin e Artë FIFA 2013. Low do të mund të votonte vetëm 3 prej tyre, duke lënë 2 të tjerët jashtë preferencave të tij e për këtë arsye ka abstenuar duke shmangur qejfmbetjet e atyre që nuk do i votonte.

Ndërsa kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, ka votuar sipas kësaj radhe: Franck Ribery, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Lahm nuk e ka pasur sikletin e trajnerit të tij pasi nuk i lejohet të votojë për shokët e kombëtares.

Top Channel