
Tre stadiume të parashikuar për të pritur ndeshjet e botërorit vitin e ardhshëm nuk do të jenë të gatshëm deri në afatin kohor të përcaktuar nga FIFA dhe këtë gjë e konfirmon Sekretari i Organizmit më të lart të futbollit botëror.
Ata do të jenë “Arena Pantanal” në Kuiaba, “Arena de Bahcada” në Kuritiba dhe “Arena Corinthas” në Sao Paoulo, ku javën e shkuar humbën jetën 2 punëtor pas rënies së vinçit.
Presidenti i FIFA-s Sep Blater i ka thënë gazetarëve se “Arena Corinthias”, që vendasit e njohin si “Itakuerao”, nuk do të jetë e gatshme deri më 31 dhjetor kur ishte afati i fundit, por mund të jetë gati për ndeshjen e parë hapëse të Botërorit më 12 qershor 2014.
Këtë deklaratë Blateri e bëri pas një takimi me Komitetin Organizativ ku shtoi se ka disa probleme që janë të vogla dhe ne mund ta mbyllim njërin sy. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Zherom Valk konfirmon se nuk do të jetë gati “Arena Pentanal” i cili është 43 mijë vendsh që do të priste 4 ndeshje grupi dhe “Arena Bahcada” që ka një kapacitet prej 41 mijë vendesh dhe do të priste gjithashtu 4 ndeshje grupesh.
Për Botërorin e ardhshëm Brazili do të ketë në dispozicion 12 stadiume 4 më shumë nga ç’janë kërkesat e FIFA-s. 6 të parët janë gati.
Top Channel