
Në ndeshjen ndaj Udinezes të luajtur pasditen e së dielës, në shkallët e stadiumit të Juventusit u ulën fëmijë si përgjigje ndaj koreve raciste të tifozëve ultras që më pas u dënuan nga federata italiane e futbollit.
Propozimi i bardhezinjve për të mbushur shkallët e stadiumit me fëmijë u mbështet edhe nga vetë federata për të përcjellë mesazhe kundër racizmit. Por nuk ndodhi kështu. Edhe fëmijët bardhezinj lëshuan kore raciste ndaj portierit të Udinezes, Zeljko Brkiç… dhe Juventusi dënohet sërish.
Këtë herë shoqëria bardhezi është gjobitur me 5 mijë euro për këto kore. Në vendimin e drejtësisë sportive italiane argumentohet se shuma e vendosur si gjobë është më shumë simbolike.
Ndërkohë, ndaj Spollit të Katanias, që akuzohet nga Balotelli për ofendim me sfond racor gjatë takimit të luajtur po të dielën, nuk u mor asnjë masë.
Top Channel